Dialogu Kosovë-Serbi, Ngjela: Presioni i ShBA dhe BE mund ta “zgjojë” politikën shqiptare nga indiferentizmi

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, Ngjela: Presioni i ShBA dhe BE mund ta “zgjojë” politikën shqiptare nga indiferentizmi

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 21:51
Spartak Ngjela

Që nga vendosja e tarifës për mallrat serbe nga qeveria e Haradinaj e deri më sot që dialogu është i pezulluar, nuk është parë ndonjë reagim nga qeveria shqiptare për këtë proces.

Në një intervistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela deklaroi se klasa politike shqiptare po tregohet shumë indiferente për këtë proces. Ai shprehet se politika amerikane dhe gjermane kërkojnë më shumë ringritjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor se sa vetë Shqipëria.

Më pas ai shton se vetëm presioni i politikës amerikane ose asaj të BE-së do të zgjojë politikën shqiptare lidhur me këtë proces.

Ngjela: BE nuk ta njeh një shtet që është një luftë me një shtet tjetër. Po të jesh në një gjendje lufte, nuk të pranon në gjirin e saj. Këtu flitet Shqipëria ku ndodhet. Roli i Shqipërisë në dialogun duket enigmë sepse politika ka aftësi të mëdha në këtë pikë. E para sepse nuk njohim historinë. Politika aktuale që është në pushtet nuk e njeh historinë e Shqipërisë. Nuk e dinë se çfarë do të thotë Kosovë dhe çfarë do të thotë Shqipëri. Kjo është përsa i përket këtyre në pushtet. Për ata që nuk janë në pushtet, nuk merret vesh se për kë luajnë. Të dy këta krahët politikë nuk ndërmarrin asnjë hap dhe nuk kanë asnjë gjykim normal në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. 

Më shumë e kërkon politika amerikane dhe gjermane ringritjen e botës shqiptare në këtë rajon se sa vetë politika shqiptare. Politika shqiptare është e vobektë. E ka nga partia apo nga vullneti i dobët që ka për patriotizmin shqiptar, këtë duhet ta provojë koha. Nuk është në nivelin e duhur. Një herë që u treguam në nivelin e duhur, ngritëm tension të madh. Kur foli kryeministri aktual për Çamërinë.Tani problemi është që politika amerikane do t'ia kërkojë këtij me këmbëngulje që politika shqiptare të hyjë me personalitet. Sepse janë 2 milionë atje. Duhet ta ndjekim me vëmendje se çfarë do të bëjë politika shqiptare në funksion të kësaj çështje. Por politika shqiptare nuk ka për ta bërë kurrë nëse nuk ka një presion të politikës amerikane ose të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat