Kjo është deklarata e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë para takimit të 27 qershorit në Uashington

Aktuale

Kjo është deklarata e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë para takimit të 27 qershorit në Uashington

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:45
Shtepia e Bardhë

Kosova dhe Serbia do të ballafaqohen me 27 qershor në Uashington.

E ShBA-ja po vlerëson se të dy palët duhet ta shfrytëzojnë këtë shans dhe të kthehen te dialogu, në atë formë që të nis një periudhë e re e stabilitetit dhe prosperitetit.

Përmes një postimi në Twiter ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka thënë se kjo mundësi e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime

Ky është postimi i Ambasadës së SHBA-së:

“Kjo mundësi e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime. SHBA-të shpresojnë që liderët në Kosovë dhe Serbi ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kthehen në dialog, dhe po ashtu të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtyre regjioneve nuk meritojnë asgjë më pak”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat