E quajti ofendim emërimin e tij Ministër i Shëndetësisë, Zemaj i reagon Mimoza Kusarit

Aktuale

E quajti ofendim emërimin e tij Ministër i Shëndetësisë, Zemaj i reagon Mimoza Kusarit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 08:33
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemeaj i ka reaguar deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se “është ofendim për qytetarët zgjedhja e një juristi në krye të MSh-së.

Ministri i Zemaj ka thënë se Mimoza Kusari ka tanimë aktakuzë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“E akuzuara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari (aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special) për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve, pasuri e qytetarëve të Kosovës, e paska quajtur ofendim për qytetarët e vendit, zgjedhjen e një juristi në krye të MSh-së.”.

Tutje Zemaj ka thënë tani “çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion?”.

“Qytetarë të vendit tim, edhe një motiv shtesë për mua që të punojmë me shumë në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat