Kjo është pasuria e Armend Zemaj ministrit të Shëndetësisë

Aktuale

Kjo është pasuria e Armend Zemaj ministrit të Shëndetësisë

Nga: A. J Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:07
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk është edhe aq i “varfër” në pasuritë e tij ani pse në pronat e paraqitura thuhet se ka pasuri të përbashkët.

Në Agjensionin Kunder Korrupsionit (AKK), Zemaj ne vitin 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë 420 mijë euro në kuadër të së cilës ka përfshirë tri prona, dy prej të cilave në pronësi të përbashkët dhe tjetrën në emër të tij.

Si pasuri të luajtshme, Zemaj e ka deklaruar një veturë të cilën ka theksuar se e ka blerë dhe se e ka vlerën 11 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë në vitin 2019, deputeti ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë me shumën 6 mijë euro.

Sa i përket të hyrave vjetore ai ka deklaruar 26 mijë 785 euro prej pagës dhe mëditjeve nga Kuvendi i Kosovës dhe 3 mijë e 221 euro mëditje zyrtare nga Kuvendi po ashtu.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat