Kuvendi mblidhet të martën, këto janë pikat e rendit të ditës

Aktuale

Kuvendi mblidhet të martën, këto janë pikat e rendit të ditës

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:43
Foto Ilustrim

Seanca plenare e Kuvendit i vazhdon punimet të martën, më 23.06.2020, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit.

Në këtë seancë pritet të vazhdohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar, e qe kanë të bëjnë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve në mes te Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Këto janë pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në këtë seancë:

Rendi i ditës

1.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

2.Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

3.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

4.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

5.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat