​Hoti takon liderët shqiptarë të Luginës, u premton mbështetje

Aktuale

​Hoti takon liderët shqiptarë të Luginës, u premton mbështetje

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:44
​Hoti takon liderët shqiptarë të Luginës, u premton mbështetje

Kryeministri Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të cilët bisedoi për proceset e përgjithshme në vend, për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e kësaj pandemie.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të këtyre trevave. Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për përkrahjen për këto tri komuna në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

Ndërsa, përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat