Albin Kurti në Twitter është ende kryeministër i Kosovës!

Aktuale

Albin Kurti në Twitter është ende kryeministër i Kosovës!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:27
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ende kryeministër i Kosovës, sipas përshkrimit të biografisë së tij në profilin respektiv në Twitter.

Në përshkrimin e biografisë së tij, Kurti ka shkruar “kryeministër i Republikës së Kosovës. Aktivist dhe politikan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Por, qeveria e drejtuar nga Kurti është rrëzuar me 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i atëhershëm qeverisës i Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

E pikërisht ishte LDK-ja që ia dha goditjen tjetër Kurtit duke formuar qeverinë e re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo-shumicë në Kuvend. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat