Mjekët duan ndjekje penale ndaj Ramadanit

Aktuale

Mjekët duan ndjekje penale ndaj Ramadanit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 21:57
Hetem Ramadani

Oda e Mjekëve të Kosovës është duke kërkuar që mësuesi i meditimit Hetem Ramadani të ndiqet penalisht për qëndrimet e tija.

Ai në emisionin Rubikon ka thënë se” mjekët janë ndër vrasësit më të mëdhenj në botë, për shkak të gabimeve dhe për shkak të mosdijes dhe interesave që janë agjentë të farmacisë”.

Përmes një reagimi të lëshuar të premten OMK cilëson se deklarime të tilla kanë për qëllim njollosjen e figurës së mjekut në shoqëri.

Ndaj OMK shprehet se nuk do të lejoj që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mantelbardhëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat