Vjen një reagim ndaj Xhelal Sveçlës, bëhet thirrje për Vetëvendosjen që ta largojnë këtë të fundit nga partia

Aktuale

Vjen një reagim ndaj Xhelal Sveçlës, bëhet thirrje për Vetëvendosjen që ta largojnë këtë të fundit nga partia

Nga: N. H Më: 20 qershor 2020 Në ora: 13:04
Xhelal Sveçla

Këshilltari politik i Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ish-ministri Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë disa komente që nuk paraqesin të vërtetën për situatën e krijuar nga vetë ai dhe qeveria e tij për ardhjen e Behgjet Pacollit në Kosovë.

Zyberaj shprehet se deklarata e Pacollit është keq-përdor nga qeveria në të cilën Sveçla shërbeu për të fshehur veprimet dhe deklaratat e tyre ilegale.

Ne fund, ai thekson se Sveçla është i njohur për të gjitha veprimet e tij para dhe pasi ai hyri në politikë dhe qeveri, dhe sipas tij, VV duhet të gjejë një person më të mirë me një imazh më të mirë në shoqëri për të bërë politikë.

Ja shkrimi i tij:

Ish Ministri Brendshëm Xhelal Sveçla ka bërë disa komente që nuk paraqesin të vërtetën për situatën e krijuar nga vetë ai dhe qeveria e tij për ardhjen e Behgjet Pacollit në Kosovë. Në politikë njerëzit kanë harruar se duhet të ketë një përgjegjësi morale dhe institucionale, dhe përfundimisht ky person nuk ka asnjë nga këto.

Deklarata e z. Pacolli është keq-përdor nga qeveria në të cilën Sveçla shërbeu për të fshehur veprimet dhe deklaratat e tyre ilegalë për këtë situatë dhe në përgjithësi të menaxhimit të pandemisë në Kosovë. Natyrisht që ka ekzistuar frika e ndonjë sulmi terrorist jo nga shteti por nga njerëz të veshur me pushtet, pas kërcënimeve brutale publike. Kërcënimet e bëra nga Sveçla kundër një deputeti të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë të pashembullta në një demokraci. Deklaratat e tij janë regjistruar dhe ai nuk mund të fshehë tani të vërtetën. Ai bëri veprime që kanë dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Brendshme. Për të ajo Ministri kishte një mision që vetëm ju mund ta shihni në vendet autoritare, por jo në një demokraci, për të kërcënuar qytetarët, anëtarët e parlamentit dhe gazetarët siç ka qenë rasti i kolegëve të Sveçlës javët e fundit.

Sveçla gënjeu se me makinën e Presidentit një deputet i zgjedhur i Kuvendit është kontrabanduar në Kosovë. Doli bëri një show më plot fake-newsa. Ai kërcënoi me arrest një deputet. Ai krijoi panik dhe dramë për lojën e tij politike. Tani ai përpiqet të fshehë të gjitha veprimet e tij. Ai duhet të mbahet përgjegjës për të gjitha veprimet e tij në qeveri. Kosova ka punuar me dekada për të treguar se institucionet e sigurisë në Kosovë nuk shërbejnë për kërcënime ndaj qytetarëve, Sveçla për disa javë e shkatërroi këtë.

Por ka qenë Sveçla dhe njerëzit e tij që kanë mbledhur disa qindra njerëz javën e kaluar në Prishtinë në një ngjarje të partisë së tij në mosrespektim të plotë të masave shëndetësore duke rrezikuar jetën e të gjithë atyre që morën pjesë, dhe numrat flasin qartë me infeksionet në rritje, se sa e rrezikshme është të menduarit e tyre. Ata nuk kanë respekt për institucionet, nuk respektojnë ligjet dhe nuk kanë respekt për qytetarët, nëse kjo u shërben interesave të tyre.

Sveçla është i njohur për të gjitha veprimet e tij para dhe pasi ai hyri në politikë dhe qeveri. Partia e tij duhet të gjejë një person më të mirë me një imazh më të mirë në shoqëri për të bërë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat