Deputeti i LDK-së pas lajmit për shkarkimin e Vjosa Osmanit: S’kanë arsye dhe as të drejtë me shkarku, as kryetari i partisë dhe askush!

Aktuale

Deputeti i LDK-së pas lajmit për shkarkimin e Vjosa Osmanit: S’kanë arsye dhe as të drejtë me shkarku, as kryetari i partisë dhe askush!

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:34
Fatmir Rexhepi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që të votojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë pas qëndrimeve të saj kundër formimit të qeverisë Hoti.

Por një votim të tillë po e sheh të pakuptimtë, nëse ka mundësi të ndodhë, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi.

“Të jem korrekt nuk kam informacion për këtë lajm. S’ma merr mendja se mundet me ndodh. S’kanë asnjë arsye me e ba atë, e kush e ka atë të drejtë, as kryetari i partisë. Kjo s’ka kuptim hiq” tha shkurt Rexhepi.

Kujtojmë se deputeti Fatmir Rexhepi ka abstenuar në seancën për votimin e qeverisë Hoti së bashku me Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin .

Në letrën e plotë të siguruar, Kryetari Mustafa ka propozuar që në vend të Vjosa Osmanit të  zgjidhet nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat