‘Sulmet’ ndaj Isa Mustafës, vjen reagimi i zyrtarit të LDK-së

Aktuale

‘Sulmet’ ndaj Isa Mustafës, vjen reagimi i zyrtarit të LDK-së

Nga: N. H Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:24
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj sulmeve që po i bëhen të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

Nika thotë se sulmet në adresë personale të Kryetarit Mustafa, janë̈ të papranueshme, gjersa shpreh edhe keqardhje për to.

I pari i LDK-së në Drenas, në fund thekson se LDK-ja nuk është dhe nuk ka qenë kurrë e lidhur prej një, dy apo dhjetë individëve, por është e lidhur pazgjidhshmërisht me interesin dhe fatin e Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bedri Nika

Sulmet në adresë personale të Kryetarit Mustafa janë të papranueshme dhe shprehi keqardhje për to.

Nuk është hera e parë që Kryetari Mustafa sulmohet nga figura të ndryshme politke, për vullnetin që Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së zgjedh vetë të i materjalizoj në vendime.

Të gjithë ata që kontestojne legjitimitetin e Kryetarit Mustafa në krye të LDK-së dhe ligjshmërin e vendimeve të Këshillit të Përgjithshmë të LDK-së, jo vetëm që e kanë gabim por nuk marrin erë nga demokracia reprezentative dhe ajo deliberative që LDK-ja kultivon dhe praktikon në skenen politke.

LDK-ja nuk është dhe nuk ka qenë kurrë e lidhur prej një, dy apo dhjetë individëve por është e lidhur pazgjidhshmërisht me interesin dhe fatin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat