Çeku i VV-së: Thaçi shkeli Kushtetutën me mosshpalljen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë

Aktuale

Çeku i VV-së: Thaçi shkeli Kushtetutën me mosshpalljen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 00:13
Hajrulla Çeku

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot e kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese ku e kanë akuzuar Presidentit Hashim Thaçi për shkelje të Kushtetutës.

Çeku ka thënë se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

“Sot kemi dorëzuar në Kushtetuese edhe një shkelje të Thaçit dhe mendojmë se me mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në Podujeve dhe Mitrovicë të Veriut, ai bën shkelje të Kushtetutës”.

“Krejt kjo po ndodh kur Serbia po mbanë zgjedhje në Kosovë. Më datë 11 qershor ai [Thaçi] ka anuluar zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut me arsyetimin e pandemisë; ndërsa tani atje po mbahen zgjedhjet e Serbisë”.

“Ne kemi dy raste shumë konkrete: besojmë se deputeti Etem Arifi i cili ka votuar për këtë qeveri ilegale nuk do të duhej të ishte aty sepse ai ka një vendim për burgim efektiv dhe ky vendim është bërë i plotfuqishëm në janar të këtij viti”.

“Rasti i Haxhi Shalës unë besoj se ai atë ditë e ka shkruar edhe aktgjykimin e Kushtetueses, ai ka treguar se ka qenë i ndikuar nga Presidenti për ta ndërruar mendjen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat