Ky është burri i Meliza Haradinajt, detaje nga pasuria dhe martesa e tyre

Aktuale

Ky është burri i Meliza Haradinajt, detaje nga pasuria dhe martesa e tyre

Nga: A. J Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:51
Meliza Haradinaj

Ministrja e Puneve të Jashtme Meliza Haradinaj – Stublla edhe pse ka një karrierë të shkurtë në sferën publike institucionale duke shërbyer si këshilltare e Ramush Haradinaj në Qeverinë e PAN-it dhe një kohë si asambliste në Prishtinë

Meliza Haradinaj është e martuar me Dardan Stubllen, një biznesmen që po ashtu kishte shërbyer një kohë në politikë dhe institucione, si këshilltar i Ministrit të Financave, Haki Shatri. Ai më pas ishte bërë pjesë e Listës ‘Ibrahim Rugova’ bashkë me Ukë Rugovën dhe Dardan Gashin.

Image
Ramush Haradinaj, Dardan Stublla

 

Stublla në vitin 2011 ishte emëruar si Drejtor i QKUK-së, por zgjedhja e tij ishte anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me arsyetimi se kishte pasur parregullsi.

Ai kishte kandiduar edhe për sekretar të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2019 por nuk ishte zgjedhur. Atëkohë ishte raportuar në media se partia e Haradinajt, AAK, kishte provuar që Stublla të bëhet Sekretar i Përgjithshëm në Ministri të Mbrojtjes për të shtrirë ndikimin edhe më të madh në këtë ministri pas largimit të ish-Sekretarit, Sylaj i cili ishte i afërt me gjithashtu me struktura tjera politike.

Në biografinë e tij shkruan se ka qenë edhe bashkë-drejtues i Administratës Tatimore të Kosovës gjatë periudhës 2002-2003.

Stublla është biznesmen që ka kompani në Kosovë, por edhe shërben në kompani që kanë zyre në Angli.

“RoofTop Three60 SH.P.K”, është një nga bizneset e tij që figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Kjo kompani merret me tregtinë dhe shërbimet e pijeve dhe marketingut. Pjesë e kësaj kompanie është klubi i natës “13th Rooftop”, që gjendet në Prishtinë në katin e 13-të të Hotel Grandit. Kjo kompani është 100 % në pronësi të tij, shkruan në ARBK.

Në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn shkruan se ai është edhe menaxher në kompaninë “ConnectSupport”. Në ueb faqen e saj shkruan se kompania vepron në Angli, Amerikë dhe Kosovë. (Këtu gjeni më shumë informata rreth kompanisë në fjalë.) Ne nuk kemi mundur ta verifikojmë deri më tani nëse ai ka aksione aty.

Ndryshe, për Melzia Haradinajn u përmend se kishte qenë e dënuar me 8 muaj burgim me kusht, pasi më 11 shtator 2017, nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion pronësinë e saj mbi biznesin “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, edhe pse ka qenë e obliguar.

Ndryshe, Meliza Haradinaj, sa ishte këshilltare e ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, mbahet mend se si me paratë e taksapaguesve, “room service” kishte paguar në një hotel në fund të vitit të 2018-s kur ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në Vjenë. Vizitën e kishte bërë në cilësinë e këshilltares së Ramush Haradinajt, që atëkohë ishte kryeministër.

Image
Dardan Stublla dhe Meliza Haradinaj në ditën e martesës

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat