Lëvizja Vetëvendosje nuk do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:54
Hekuran Murati

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për ndihmë financiare.

Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Hekuran Murati, ka deklaruar se nuk Grupi Parlamentar të cilit i takon ai, nuk do të votojë për qeverinë jolegjitime.

“Nuk mund të marrim në këtë votim. Nuk do t’i ndihmojmë një qeverie e cila është jolegjitime. Ashtu siç i keni siguruar votat në kohë pandemie për rrëzimin e qeverisë, besoj se do t’i siguroni edhe votat e nevojshme për këtë marrëveshje”, deklaroi Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat