Shkuarja e Hotit në Washington pas aktakuzave, denigruese sipas Konjufcës

Aktuale

Shkuarja e Hotit në Washington pas aktakuzave, denigruese sipas Konjufcës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 21:39
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti nuk duhet të takohet me Vuçiqin në SHBA pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit.

‘’Pas këtij zhvillimi, nuk di as se si zotëri Hoti shkon atje. Sepse është një zhvillim i ri serioz, në skenën politike të Kosovës, i cili pikësëpari e dëmton Kosovën. Thaci e Veseli do të ftohen atje në cilësine ushtarit të UCK’së. Nga ky aspekt e dëmton Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund ti mbyllë sytë si asgjë, ne shkojmë atje e bëjmë marrëveshje me Vucicin. Është denigruese’’, ka thënë Konjufca në Desku.

‘’Ka info të sigurta se prej atyre që do të jenë si aktakuza, shumë prej tyre ka kontribuar edhe Serbia me kinse prova kundër UCK. Me u taku me Vucicin në këto momente është e vështira, do ta bënte vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat