Flasin nga Vetëvendosja, tregojnë se a do ta votojnë rishikimin e buxhetit

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosja, tregojnë se a do ta votojnë rishikimin e buxhetit

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ditë më parë e ka bërë edhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020-të të cilin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për votim.

Lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se kjo parti nuk do ta voton rishikimin e buxheti, pasi që siç tha ai, iniciativat e tilla e dëmtojnë buxhetin e vendit.

“Në mbledhjen e fundit kanë provuar ta fusin në rend të ditës rishikimin e buxhetit mirëpo deklarimi ynë ka qenë kundër d.m.th. për shkak se është dashur shmangie nga procedura me 2/3 e votave dhe as aty nuk i kishin votat mandej nuk i kishin as  votat të cilat i kishin për ratifikimin e marrëveshjeve, nuk do të mbështesim iniciativa të tilla të cilat mendojmë se do ta dëmtojnë buxhetin nga një qeverisje ilegale”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat