Mazreku dhe Nimani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Aktuale

Mazreku dhe Nimani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Nga: G.B Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:01
Sami Mazreku dhe

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe Artan Nimanin, Rektor i Universitetit Publik "Fehmi Agani" në Gjakovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Mazreku ka thënë se qëllimi i memorandumit është ngritja e nivelit të përgjithshëm të studentëve dhe qytetarëve lidhur me industrinë e sigurimeve dhe zhvillimin e saj, produktet e sigurimit dhe të drejtat e detyrimet e tyre që dalin nga kontratat e sigurimit.

Postimi i plotë:

Sot eshte nenshkruar memorandumi i mirekuptimit ndermjet Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqates se Sigurimeve dhe Artan Nimani, Rektor i Universitetit Publik "Fehmi Agani" ne Gjakove.

Qellimi ketij memorandumi eshte ngritja e nivelit te pergjithshem te studenteve dhe qytetareve lidhur me industrine e sigurimeve dhe zhvillimit te saj, produktet e sigurimit si dhe te drejtat dhe detyrimet e tyre qe dalin nga kontratat e sigurimit.

Angazhimi i studenteve permes puneve praktike ne kompanite e sigurimit eshte nje mundesi e mire per ta, ashtu qe te njejtit te kene informacione te mjaftueshme per tu bere pjese e indistrise dhe per ta zhvilluar me tutje ate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat