Murati: E papranueshme që Telekomi serb ta blejë IPKO-n, cenon sigurinë kombëtare!

Aktuale

Murati: E papranueshme që Telekomi serb ta blejë IPKO-n, cenon sigurinë kombëtare!

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:12
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hekuran Murati e ka quajtur të papranueshme idenë që Telekomi i Serbisë ta blejë kompaninë gjigante, “IPKO”, në Kosovë.

Ai ka treguar se Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka kërkuar nga Komisioni parlamentar të ftohet për raportim Bordi i ARKEP-it.

“Kompanitë e telekomunikimit janë çështje e sigurisë kombëtare. Andaj është e papranueshme që ato të bien në dorë të një shteti që mohon ekzistencën tonë!

Në lidhje me ofertën e përfolur në media të Telekomit serb për të blerë kompaninë IPKO, anëtarët e komisionit nga grupi parlamentar i LV! sot kërkuam që të ftohet për raportim bordi i ARKEP. Raportimi u vendos të bëhet të martën që vie”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat