Shpërthen Ganimete Musliu kundër VV-së: Të pafytyrë...

Aktuale

Shpërthen Ganimete Musliu kundër VV-së: Të pafytyrë...

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:36
Ganimete Musliu

Lëvizja “Vetëvendosje” ka fajësuar gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës që votuan pro themelimit të Gjykatë Speciale.

Këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo shkruan në Facebook se, VV-ja nuk kanë guxu me votu kundër Specialës dhe kanë ikë nga Kuvendi.

Sipas saj, partia e Albin Kurtit po tregohet dinake dhe e pafytyrë.

“Edhe unë i fajësoj te gjithë deputetet e VV-se qe nen një s’kane guxu me votu kundër gjykatës por kane ike nga Kuvendi dhe nen dy s’kanë guxu me na përkrahë kur e kemi inicu zhbërjen e gjykatës. Hajt tash vazhdone festen qe e keni fillu qe dy dite. T’paftyre”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat