Shtyhet edhe Samiti i Brdo-Brione

Aktuale

Shtyhet edhe Samiti i Brdo-Brione

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:54
Pamje nga Samiti i 2019

Është shtyrë edhe takimi i Brdo-Brione, i cili të hënën e ardhshme është dashur t’i bëjë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë e Kroacisë në Lubjanë.

Takimi ishte paraparë të mbahej për të shënuar dhjetëvjetorin e Samitit të Brdo-Brione.

Kosova në këtë samit mësohet se do të përfaqësohej nga presidenti Hashim Thaçi. Aty ishte e paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat