​Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut

Aktuale

​Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:18
Trump dhe Grenell

Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbrëmë ka mbajtur një takim virtual bashkë me anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar, ku ka thënë se ekziston një urgjencë në nevojën që kosovarët të organizohen dhe të shprehin qëllimet e tyre të qarta për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për ritakim.

Grenell informi Martin Vulaj, ish-drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha, kryetar i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqëson komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku, rreth takimit që kishte pas gjatë ditës së djeshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e informoi rreth anulimit të takimit që pritej të mbahej sot në Ëashington për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut për të parë nëse ka shanse që ai të rifilloj në të kundërtën, ambasadori mund të caktohet për detyra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat