KEDS i reagon gazetarit te RTK-së

Aktuale

KEDS i reagon gazetarit te RTK-së

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

KEDS-i i ka reaguar gazetarit të RTKs-së, për një kronikë të tij, shkruan Syri.net Kosova.

"Kur gazetari shkruan çka ti teket, pa u lodhë ta verifikojë asnjë fakt. Ka huqje dhe shpifje në secilin konstatim", shkruhet në regimin e KEDS-it.

"Fillimisht nuk është reduktim, por ndalesë e planifikuar. Pra, e vërteta është komplet ndryshe. Ky punim i planifikuar është publikuar paraprakisht në media. Punimi është bërë me kërkesë të KOSTT'it, që ti krijohen kushtet për vendosjen e aseteve të reja. Foto tregon që punimet janë bërë. Për këtë mund të kontaktohet edhe KOSTT'i", thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Reagim:

Kur gazetari shkruan çka ti teket, pa u lodhë ta verifikojë asnjë fakt. Ka huqje dhe shpifje në secilin konstatim.

Fillimisht nuk është reduktim, por ndalesë e planifikuar.
Pra, e vërteta është komplet ndryshe. Ky punim i planifikuar është publikuar paraprakisht në media.
Punimi është bërë me kërkesë të KOSTT'it, që ti krijohen kushtet për vendosjen e aseteve të reja. Foto tregon që punimet janë bërë. Për këtë mund të kontaktohet edhe KOSTT'i.
Është zgjedhur ajo kohë, pasi llogaritet që konsumatorëve iu nevojitet më së paku atëherë. Pra, që refleksioni i ndalesës të jetë sa më i vogël.
Gazetari i RTK'së konstaton se ne e paskemi të ndaluar të kryejmë punime nga ora 16:00 deri në ora 8:00. Kjo nuk është e vërtetë. Konstatimi për më tepër është banal. Sipas tij, nëse ndodh qe në ora 16:01 të ketë ndonjë avari që kërkon intervenim emergjent, KEDS duhet t'i lë konsumatorët në terr së paku deri nesër në mëngjes!
KEDS kërkon nga gazetarët e tillë, që para se të bëjnë konstatime të tilla të pabaza, ti verifikojnë faktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat