Zemaj me porosi për qytetarët: Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!

Aktuale

Zemaj me porosi për qytetarët: Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!

Nga: E.R Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:01
Armend Zemaj

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka treguart se armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.

‘’Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja, është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë’’, ka shkruar Zemaj në Facebook, transmeton ‘’Bota Sot’’.

Ai tha se për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit.

Postimi i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,
Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.
Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit.
Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij.
Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë.
I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.
Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.
Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë.
Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!
Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit!
Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet.
Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”.
Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat