Zemaj: Bartja e maskave të jetë obligative

Aktuale

Zemaj: Bartja e maskave të jetë obligative

Nga: E.R Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:20

Ministri i Shëndetsisë Armend Zemaj, ka treguar se së bashku me Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Ai tha se çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

‘’Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar’’, ka shkruar Zemaj në Facebook, transmeton ‘’Bota Sot’’

Postimi i plotë në Facebook:

Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.
Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.
Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.
Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.
Dhe do të merr përgjigjen ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat