Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kishte nderin të takohej me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, përcjellë “Bota sot”.
Ai ka falënderuar Ramën për ardhjen e tij në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, e që thotë se ky gjest ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për të dhe familjen e tij.
“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM”, ka shkruar Mustafa në Faceboo, transmeton "Bota sot".