24 orët kritike të Etem Arifit, burg ose liri

Aktuale

24 orët kritike të Etem Arifit, burg ose liri

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:15
Etem Arif

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Etem Arifi, ka edhe një ditë në dispozicion për të pritur nëse do të përfundoj në burg për 1 vit e 3 muaj, apo  do të vazhdoj të qëndroj në liri.

Kjo pasi që ai ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, ankesën e tij në lidhje me këtë vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Se lënda është duke u trajtuar nga Gjykata e Apelit e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate Arber Jashari.

Jashari ka sqaruar se brenda tri ditëve të trajtimit të lëndës, do t’i kthejnë përgjigje Arifit.

“Lënda në fjalë ka ardhur më 29.06.2020. Gjykata e Apelit do të marr një vendim brenda afatit ligjor, i cili është tre ditë”, ishte përgjigja e Jasharit.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove. Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptianë si edhe subvencionet nga Zyra e ministrit për Integrime për festimin e Ditës së Flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u ishin dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat