Kërkohet urgjent shtimi i numrit të infermierëve - Bota Sot
Kërkohet urgjent shtimi i numrit të infermierëve

Aktuale

Kërkohet urgjent shtimi i numrit të infermierëve

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

Këshilli Nacional Këshillëdhënës i OIK-ut ka kërkuar nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë̈ shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend.

OIK përmes një njoftimi për media ka thënë se në takimin e dytë që kanë mbajtur, thotë se unanimisht vendosën që ti bëhet thirrje Kryeministrit, Ministrit të Shëndetësisë, dhe të gjitha Institucioneve të nivelit lokal që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë̈ Shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend.

Njoftimi i plotë i OIK: 

Këshilli Nacional Këshillëdhënës i OIK-ut ka kërkuar nga kryeministri dhe ministri i shëndetësisë që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend.

Këshilli Nacional Këshillëdhënës i Odës së Infermierëve në takimin e dytë të radhës ku temë diskutimi ishte gjendja aktuale në vend, unanimisht vendosën që ti bëhet thirrje Kryeministrit, Ministrit të Shëndetësisë, dhe të gjitha Institucioneve të nivelit lokal që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë̈ Shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit Shëndetësorë në vend.

Po ashtu u kërkua nga Institucionet Shëndetësore që furnizimi me materiale mbrojtëse të bëhet në forma të rregullta për të ruajtur shëndetin e të gjithë̈ të punësuarve në sektorin e Shëndetësisë.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe ligji për infermieri, dhe u vendos që të formohet grupi punues për draftimin e këti ligji, propozim i cili i është drejtuar Këshillit Drejtues të OIK-ut.

OIK ka marrë përsipër sponzorizimin e këti Ligji dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë̈ komunikimet me të gjithë akteret siç janë Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat