Grenell thotë se i motivuan evropianët që të kërkojnë nga Merkel liberalizimin e vizave për Kosovën - Bota Sot
Grenell thotë se i motivuan evropianët që të kërkojnë nga Merkel liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Grenell thotë se i motivuan evropianët që të kërkojnë nga Merkel liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:31
Richard Grenell

I dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka qenë mjaftë kritik ndaj zyrtarëve të Brukselit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Së fundi një grup euro-deputetësh të prirë nga përfaqësuesja evropiane, Viola von Cramon Taubadel i kanë dërguar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel duke kërkuar që Gjermania të përmbyllë brenda këtij viti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, meqë Berlini do të udhëheqë presidencën e Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Grenell, i cili u shpreh se më një fund erdhi edhe një lajm i shumëpritur.

Grenell deklaroi se përqendrimi i ShBA-ve në normalizimin ekonomik ka motivuar veprimet e evropianëve.

“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Edhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin “shkroi Grenell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat