​Apostolova, Barisiç dhe Heldt shënojnë kalimin e presidencës së BE-së nga Kroacia te Gjermania

Aktuale

​Apostolova, Barisiç dhe Heldt shënojnë kalimin e presidencës së BE-së nga Kroacia te Gjermania

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:06
Kristian Held, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë

Sot do të zhvillohet një event online për të shënuar kalimin nga Kroacia tek Gjermania të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë eventit do të përshkruhen për publikun kosovar arritjet kryesore të Presidencës kroate të BE-së dhe prioritetet kryesore të Presidencës gjermane të BE-së.

Eventi do të mbahet në faqen Facebook të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me pjesëmarrjen e Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së; Danijela Barishiç, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë; dhe Kristian Held, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Në faqen në Facebook “European Union In Kosovo” sot në ora 12:00, mund të ndiqni mesazhet nga ambasadorët Apostolova, Barishiç dhe Held.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat