Flet avokati i njohur nga Shqipëria, paralajmëron përfshirjen e FBI-së në çështjet e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës - Bota Sot
Flet avokati i njohur nga Shqipëria, paralajmëron përfshirjen e FBI-së në çështjet e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Aktuale

Flet avokati i njohur nga Shqipëria, paralajmëron përfshirjen e FBI-së në çështjet e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela ka paralajmëruar përfshirjen e FBI-së amerikane në çështjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

E kjo përfshirje e FBI-së, do të ndodhë pikërisht për shkak se Thaçi e Rama sipas avokatit Ngjela, kanë dashur t’i japin territor shqiptar Serbisë.

“Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër inteeesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen. Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje”, shkruan avokati Ngjela, përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, pushimi i Grenellit nga presidenti i SHBA-së, Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit.

“Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ndër tjera ai.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Çështja Thaçi nuk mund të jetë një çështje e thjeshtë: në këtë çështje, fakti që HashimThaçi dhe Edi Rama kanë dashur t'i japin territor shqiptar Serbisë, është pleksur përkrahja e interesit ruso-serb kundër interesit amerikan dhe interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

A do të merret FBI me këtë çështje? Sigurisht që do të merret.

Po palët që kanë marrë pjesë në këtë mënxyrë antikombëtare Thaçi, Rama e ndonjë tjetër, ku janë në këto momente?

l.

Shikoni shenjat që sqarojnë çështjen:

Thaçi po flet përçart.

Është trembur Rama.

Është mërzitur presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe sot ky i ka kërkuar takim Thaçit që është nën akuzën që ka ngritur Serbia. (!)

Por, më e rëndësishmja është se vka humbur qetësinë Richard Grenell, zëdhënësi i presidentit amerikan Trump për çështjen e Kosovës.

Si mendoni ju, kjo gjendje vjen nga rasti?

Aspak.

Ja si shkruan Martin Henze, këshilltar i CDU-së gjermane: "Thaçi, Rama, turpi i rëndë i shekullit të 21-të, është se ata kanë negociuar me Serbinë në emër të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i kanë dhënë Serbisë marrëveshjen për ta negociuar këtë marrëveshje me BE, përfshirë edhe për Shqipërinë. Kjo mund të quhet vetëm tradhëti".

ll.

Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër inteeesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen.

Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje.

Atëherë, pikërisht për këtë, pushimi i Grenell-it nga presidenti Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit, në të kundërt, nuk dihet së çfarë mund të ndodhë nëse Biden zgjidhet president në muajin nëntor në SHBA.

Kjo sepse, dokumentat komprometuese Thaçi, Rama, Grenell, Vuçiç, sigurisht që, nëse fiton Biden në nëntor, i përdor ai, FBI dhe CIA kundër presidentit Trump.

Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor.

Po ky kryeministri shqiptar, kaq i paaftë është ky sa mendon që me një diksion popullor dhe jashtë konceptualitetit juridik do të bindë profesionalisht juristët e mëdhenj të speciales së Hagës për pafajësinë e Hashim Thaçit!

Sigurisht, Rama kështu do të sillet sepse ka hyrë në një politikë injorante nga ato që në historinë poltike të shqipërisë tashmë janë quajtur "çorba Hoxha".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat