Grenell arrin në Beograd dhe sjell porosi nga Trumpi për serbët

Aktuale

Grenell arrin në Beograd dhe sjell porosi nga Trumpi për serbët

Nga: Fatmir Beka Më: 1 korrik 2020 Në ora: 22:38
Foto ilustrim nga media serbe.

Presidenti Aleksandar Vuçiq dje ka njoftuar se në ditët që vijnë në Beograd do të qëndrojnë figura të njohura edhe zyrtarë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me Kosovën, në këtë mes Grenell pritet së shpejti arrin në Serbi dhe do bart porosinë e Tramp për serbët, shkruan “Alo” transmeton “Bota sot”.

Burime diplomatike kanë thënë se ardhja e Grenellit ishte paralajmëruar më herët pa caktim të datës, por këtë e ka përshpejtuar mina gjermane me të cilën u pamundësua takimi i 27 qershorit, por kësaj radhe vjen me marrëveshje me Tramp dhe sjell porosi me rëndësi Vuçiqit.

“Shpallja e akuzës për Thaçin pas të cilës qëndron direkt Merkel ka ndikuar në anulimin e takimit të përfaqësuesve të Beogradit e Prishtinës në Uashington, por ka nxitur Grenellin që aktivitetin ta vendos në marshin e pestë të shpejtësisë dhe hapi i tij dhe ardhja në Serbi është kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë” thotë diplomati.

Cilat janë të arriturat e Grenellit:

1. Letra për qëllimin e përtëritjes së transportit ajror

2. Memorandumi për përtëritje të linjës hekurudhore

3. Memorandumi për vazhdimin e autostradës mes Nishit e Prishtinës

Grenell sipas burimeve diplomatike pasi ka besimin e Tramp është i vendosur të vendos qasjen ekonomike në çështjen e Kosovës për dallim nga BE që çështjet politike i sheh si primare, Ardhja e tij pritet të njoftohet brenda javës sikurse edhe agjenda.

“Është e qartë se çështjet politike janë të pa anashkaluar, por Grenell dëshiron të ec në shteg të fortë, jo rrëshqitës andaj do vazhdojë me iniciativa ekonomike” mendojnë diplomatët.

Sipas analistit Nemanja Staroviç nga Qendra për stabilitet shoqëror, administrata e Trampit ka investuar shumë në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës dhe nuk do heq dorë nga roli udhëheqës.

“Administrata e presidentit të ShBA-ve dhe i dërguari special Grenell kanë investuar shumë kapital politik për mënjanimin e pengesave për vazhdimin e dialogut për të heq dorë nga roli në proces. Ai ndikoi në vendimin e zhbllokimit dhe ndërroi dy qeveri me ndalimin e projekteve dhe kërcënimin për tërheqje të trupave” tha Staroviç.

Ndërsa, Dejan Miletiç nga Qendra për studime globale u shpreh se nuk habitet që Grenell e sheh Serbinë si partner serioz.

“Mendoj se diplomacia gjermane me qëndrimin rigid u përcaktua për njërën palë – atë shqiptare, kjo nuk i bënë nder Gjermanisë dhe asaj që Serbia bënë në bashkëpunim me Gjermaninë”, tha Miletiç.

Sipas Tim Xhudes gazetarit britanik , nëse akuza kundër Thaçit konfirmohet dhe jep dorëheqje dialogu do dobësohet sepse palët nuk do kenë ekipe të njëjta të fuqishme.

“Vuçiq që kohë më parë fitoi zgjedhjet dhe mbështetjen, aktualisht nuk ka partner të njëjtë me të cilin mund të bisedojë. Paragjykoj se Thaçi nuk do të drejtoj dialogun dhe nuk është kredibile që Vuçiq të bisedoj me Hotin kryeministër. Duhet të dy palët të kenë njerëz të rangjeve të njëjta dhe pa dashur të fyej Hoti nuk është i rangut të njëjtë”, tha Xhuda

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat