Dick Marty nuk e fsheh afërsinë e tij me Putinin dhe Lavrovin

Aktuale

Dick Marty nuk e fsheh afërsinë e tij me Putinin dhe Lavrovin

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:17
Dick Marty

Dick Marty, që kishte publikuar një raport të gjatë me pretendime kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duket se nuk ka mundur ta fshehë simpatinë e tij ndaj ministrit të jashtëm të Rusisë dhe qasjes së tij ndaj Kosovës dhe në veçanti ndaj Hashim Thaçit.

Marty që njohët për instinktin e tij anti-Amerikan, në faqen e tij të internetit ka një seksion të veçantë për Kosovën ku në mënyrë histerike ka mbledhur dhjetëra artikuj nga media ndërkombëtare kundër Kosovës.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është simpatia e tij ndaj qëndrimeve të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov për Kosovën. Dy nga ato qëndrime të Federatës Ruse janë paraqitur në listën me artikuj kundër Kosovës dhe kundër presidentit Thaçi.

Njohës të shumtë të drejtësisë ndërkombëtare e kishin kontestuar vërtetësinë e raportit të Martyt që nga dita e parë e publikimit të tij. Ndër ta është edhe ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Denis MacShane, që kishte deklaruar se raporti i Martyt është vegël e Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

“Për fat të keq, raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës reflekton politizimin e kësaj organizate nga Rusia që nga anëtarësimi I saj në vitin 1995. Nuk ka asnjë dëshmi për trafikim të organeve nha Thaci. Dhe gjykimi i Martyt është i mjegulluar nga instinktet e tij anti-Amerikane”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar tek instituti Open Democracy.

Edhe një artikull i BBC-së, i publikuar në vitin 2010 thotë se hetuesit e krimeve të luftës nga EULEX i kishin thënë Martyt se deklaratat për trafikim organesh janë thjeshtë përralla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat