Zyrtari evropian tregon për marrëveshjen që do të nënshkruhej në Uashington, përmend edhe përpjekjet e Mogherinit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Zyrtari evropian tregon për marrëveshjen që do të nënshkruhej në Uashington, përmend edhe përpjekjet e Mogherinit për ndarjen e Kosovës

Nga: H.O. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:56
Ilustrim

Për habinë e të gjithëve, Bashkimi Evropian ka marrë përsëri pozicion në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, por tani lind pyetja nëse është gati për garën, shkruan menaxheri i projektit për Paqen dhe Sigurinë në Qendrën e Berlinit për operacionet Ndërkombëtare të Paqes, Andreas Witkowski, shkruan Danas, përcjell Bota sot.

Në tekstin autorial për protalin EURAKTIV, Witkowski shkruan se pas abulimit të takimit ndërmjet përfaqësueseve të Serbisë dhe Kosovës në Uashington, BE e e gjeti vetën në qendër të vëmendjes për një kohë më të gjatë se sa pritej, por pyetja e madhe është se qfar instrumente të politikës së jashtme ka akoma. Anëtarësimi i përshpejtuar i Serbisë në BE është bërë jorealist.

Witkowski kujton se njoftimi i Prokurorit Special për Kosovën se ai do të ngritë aktakuzë kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi, shkakton një tronditje të vërtetë politike, viktima e parë e së cilës është takimi i përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Uashington. Në atë takim ishte planifikuar të dy vendet të nënshkruanin marrëveshjen mbi të cilën kishte punuar i dërguari special amerikan, Richard Grenell.

Witkowski deklaron se rendi i ditës së takimit të planifikuar në Uashington nuk është publikuar, por se ishte objekt spekulimesh të shumta, por edhe thashethemeve se ai do të përfshinte shkëmbimin e territoreve në mënyrë që të forcojë gatishmërinë e Serbisë për të njohur Kosovën. Autori përmend edhe frikën e shumicës së vëzhguesve se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të krijonte një precedent me potencialin për të minuar stabilitetin në pjesët e tjera të rajonit.

Ndërkohë, BE u përpoq të ndërmarrë përsëri iniciativën në negociata, të cilën ajo e humbi pjesërisht për fajin e saj.

Duke deklaruar se qëllimi i BE-së ishte arritja e një marrëveshje bilaterale gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese, e cila do të hapte perspektivën e anëtarësimit për të dy vendet, Witkowski vlerëson se me kalimin e viteve, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ‘ngrohej’ në idenë e shkëmbimit të territorit, gjë që çoi në ndarje të Bashkimit Evropian. Anëtarët, kryesisht Gjermania, kundërshtuan një politikë të tillë.

"Pas anulimit të takimit në Uashington, BE e gjeti veten në qendër të vëmendjes shumë më herët sesa pritej. Por qasja evropiane në Serbi po përballet me vështirësi të madhe. Nga njëra anë, Vuçiq fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare në 21 qershor, dhe kështu fitoj një mundësi të madhe për manovrim. "Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë shtohet pyetja nëse ai do ta përdorë atë hapësirë, pasi ai shpesh ka insistuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova për shkak të anëtarësimit në BE", shkruan Witkowski.

Analisti kujton gjithashtu se Vuçiç u takua me Presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas zgjedhjeve, dhe vlerëson se, megjithëse përmbajtja e bisedimeve në Moskë mbeti e fshehtë, "nuk ka gjasa që presidenti rus të inkurajoi mysafirin e tij që të mbyllë sa më shpejt kapitullin famëkeq të Kosovës të historisë serbe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat