Vetizolohen 6 zyrtarë të MTI-së, patën kontakt me kolegun e tyre të infektuar me koronavirus

Aktuale

Vetizolohen 6 zyrtarë të MTI-së, patën kontakt me kolegun e tyre të infektuar me koronavirus

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Gjashtë zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë vetizoluar, pasi kanë pasur kontakt me një zyrtar të po kësaj ministrie që ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Blerim Ibrahimi i cili është emëruar koordinator për mbikëqyrjen e rekomandimeve të IKSHPK-së në MTI ka thënë për media se e kanë reduktuar stafin e punës, duke punuar vetëm me staf esencial.

Ibrahimi tutje ka shtuar se janë marrë të gjitha masat në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe stafi është duke punuar me rotacion.

“Për momentin zyrtare e kemi vetëm një zyrtar të MTI-së që është i infektuar me COVID-19 pozitiv. Për momentin jo, dje unë jam emëruar me e mbikëqyr këtë udhëzuesin e ministrisë, dje jam emëruar me vendim të sekretarit. Deri më tani e kemi vetëm një rast aktiv. I kemi pesë ose gjashtë raste që janë vetizoluar që kanë pasë kontakt me atë zyrtarin. Në bazë të rregullave ata do të qëndrojnë 14 ditë në shtëpi, mos me dalë në punë. Kjo është gjendja, masat i kemi marrë, me maska, me alkool. Stafin e kemi reduktuar, e kemi bërë me rotacion. Zyrat që janë më të mëdha nga dy peronat. Vetëm stafi esencial çka po na duhet për punë janë duke punuar në MTI”, ka thënë Blerim Ibrahimi.

Në javët e fundit numri i rasteve me koronavirus në vendin tonë është rritur dukshëm, një pjesë e tyre janë zyrtarë të institucioneve publike dhe private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat