Konfirmohet se deputeti i LDK-së është infektuar me Koronavirus

Aktuale

Konfirmohet se deputeti i LDK-së është infektuar me Koronavirus

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:37
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin për Koronavirus.

Ai ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë dhe se është vetizoluar sipas rekomandimeve, përcjell Bota sot.

“Meqënëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook.

Deri më tani, është konfirmuar se është infektuar me COVID-19, edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat