​Thaçi në familjen Vasfije Krasniqi-Goodman

Aktuale

​Thaçi në familjen Vasfije Krasniqi-Goodman

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:43
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën.

“Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat