Përvjetori i pavarësisë së SHBA-së, Miftaraj propozon që 4 korriku të bëhet festë zyrtare në Kosovë

Aktuale

Përvjetori i pavarësisë së SHBA-së, Miftaraj propozon që 4 korriku të bëhet festë zyrtare në Kosovë

Nga: G.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:33
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në Kosovë kemi shumë festa zyrtare me lidhje e pa lidhje, ku e festojmë Ditën e Evropës, ndërsa nuk e festojnë 4 korrikun, pavarësinë e Amerikës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se 4 korriku duhet të shtohet si festë zyrtare, si një mesazh për brezat që vijnë, se ne ekzistojmë për shkak të 4 korrikut.

Ai ka uruar Amerikën për përvjetorin e pavarësisë me fjalët më të mira.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në Kosovë kemi festa zyrtare me lidhje dhe pa lidhje, me fjalë tjera kemi shumë.

Nëse festë zyrtare është 9 maji dita e Evropës, është e padrejtë mos me qenë festë zyrtare edhe 4 korriku, dita e pavarësisë së Amerikës.

Në fund të fundit ne kemi 17 shkurt dhe 28 nëntor mu për shkak të 4 korrikut.

Edhe një festë zyrtare si 4 korriku me iu shtu festave zyrtare në Kosovë nuk është së bën shumë dëm, përkundrazi është mesazh për krejtë brezat që do vinë se ne ekzistojnë dhe marrim frymë shqip mu për shkak të 4 korrikut.

Urime Amerikë, zoti të bekoftë dhe ta shtoftë begatinë edhe dhjetëra mijëra vjet deri sa të ekziston jeta në këtë planet.

Urime Kosovë dhe Shqipëri që e kemi një mik të shtëpisë kaq të mirë dhe të kujdesshëm ndaj nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat