Kthehen kufizimet e lëvizjes në disa komuna, këto janë masat e reja kundër COVID-19 - Bota Sot
Kthehen kufizimet e lëvizjes në disa komuna, këto janë masat e reja kundër COVID-19

Aktuale

Kthehen kufizimet e lëvizjes në disa komuna, këto janë masat e reja kundër COVID-19

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 07:59
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës sonte pritet të miratojë një sërë masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes për qytetet me numër të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, duke filluar nga ora 21.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit.

Edhe të gjitha lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në kohën kur iu lejohet veprimtaria do të jenë vetëm në ambiente të hapura.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, tha se kanë përgatitur një plan veprimi i cili specifikon në detaje se cilat veprime do t’i ndërmarrin institucionet shëndetësore.

Ai tha se do të kujdesen që të krijojnë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe ato private, ndërkohë që do të blejnë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.

Hoti: Do të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe duke shfrytëzuar edhe bazën ligjore që spitalet private të vënë në dispozicion shtretërit e tyre për nevoja të pacientëve që dërgohen nga QKUK. U pajtuam që me procedura ligjore sa më të shpejta të mundshme të blejmë edhe 7 aparatura shtesë të testimit, një shtesë për institutin në Prishtinë dhe në 6 qendrat regjionale nga një aparat shtesë për testime. E dyta, do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke riorganizuar personelin shëndetësor që do të jetë në shërbim të luftimit të pandemisë, duke mobilizuar plotësisht personelin shëndetësor në nivel vendi edhe ata që nuk janë të angazhuar deri më tash, e në veçanti duke angazhuar personel shtesë në mikrobiologji dhe infermieri”, tha ai.

Hoti tha se do të krijojë kapacitete për testime virologjike, ku brenda javës do të licencohen institucionet private për të kryer këto testime.

Hoti: Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virologjik

“Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës, që të shfrytëzohen në maksimum kapacitetet ekzistuese deri në 500 teste brenda ditës. Do të punojmë që të krijojmë kapacitete të reja testuese nëpër regjione. Brenda javës do të licencojmë institucionet private shëndetësore për të kryer teste virologjike, do të fillojmë procedurat urgjente për të blerë edhe 100 mijë teste shtesë virologjike, por do të bëjmë një formë të prioritetit se kush testohet, duke filluar nga të sëmurët kronik, ata që kanë shenja e kështu me radhë. Obligimet që i ka Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në këtë rast, është që të vënë buxhetin në dispozicion duke bërë të gjitha rialokimet e nevojshme buxhetore për të siguruar 100 mijë teste virologjike, për të siguruar vaksina sezonale deri në 500 mijë, për të siguruar vaksina COVID në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së, pra për të bërë porositë e nevojshme kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë 7 aparatura shtesë për të bërë testime virologjike, do të porositim terapitë specifike që janë të rekomanduara nga Komisioni Evropian dhe OBSH rreth 20 mijë doza”, tha Hoti.

Hoti tha se do të sigurohen që ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse të personelit shëndetësor që janë në ballë të kësaj pandemie dhe gjithashtu pagesat shtesë për stafin shëndetësor që kanë qenë të angazhuar gjatë kësaj kohe.

Sa u përket masave administrative, kryeministri Hoti tha se në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve do të kufizohet lëvizja e lëvizjes, ndërsa do të mbyllen lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Hoti: Kufizohet lëvizja në qytetet me numër të madh të të infektuarve

“Në qytetet ku ka numër të madh të infektuarve duke filluar nga sonte në Prishtinë, në Prizren, në Ferizaj dhe në Vushtrri do të kufizojmë komplet lëvizjen e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Dhe nga dita e nesërme do të përcjellim në baza të rregullta ditore numrin e të infektuarve në secilin qytet, do ta shtojmë këtë listë qytete të tjera ose do të heqim nga kjo listë varësisht prej zhvillimeve... Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Jashtë kësaj periudhe, këtij kufizimi, lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe ajo që quhet take away”, tha ai.

Sa i përket institucioneve, ai tha se do të reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në stafin e domosdoshëm, derisa në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet jo esenciale, e të cilat janë trajtime shëndetësore që mund të presin.

Në transportin publik, ai tha se numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë transportin publik do të përgjysmohet.

Kryeministri Hoti tha se do të ndërtojnë një strategji mediatike efektive dhe se do të bëjnë reportazhe nga Klinika Infektive, pasi sipas tij 30 për qind e qytetarëve nuk besojnë që COVID-19 ekziston.

Ai tha se do të punojnë në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian përmes aplikacioneve në mënyrë që qytetarët të dinë nëse kanë qenë në kontakt ose janë në kontakt me personat e testuar për COVID-19. Hoti tha se do të jenë të kujdesshëm për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Sa i përket inspektimeve, ai tha se qytetarët dhe bizneset nuk janë duke i respektuar masat, për çka tha se do të respektojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të shqiptuar të gjitha gjobat ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet.

I pyetur se a do të procedojnë Ligjin për Parandalimin e Pandemisë COVID-19 në Kuvend, kryeministri Hoti tha se baza ligjore është e qartë.

Hoti: Baza ligjore është e qartë

“Sa i përket masave, baza ligjore është mjaftë e qartë. Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse parasheh masa që mund të ndërmerren nga inspektorati sanitar për qytetarët, bizneset dhe për të gjithë ata që nuk i respekton masat në kohë pandemie. Ligji është i mirëseardhur dhe baza ligjore është e qartë për të menaxhuar me situatën”, tha Hoti.

Ndryshe, që nga 13 marsi, kur u paraqitën e rastet e para e deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar 3356 raste me COVID-19, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur.

Hoti s’tregon nëse do të dorëhiqet Zemaj

htimi i rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 ka detyruar qeverinë që të kthejë masat kufizuese me qëllim të parandalimit të shpërthimit të mëtejshëm të pandemisë.

Megjithatë në konferencën e mbajtur sot, bashkë me kryeministrin Hoti nuk është parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kjo ka shtyrë edhe gazetarët të pyesin nëse Zemaj do të jap dorëheqje.

Megjithatë kreu i Qeverisë nuk ka treguar nëse një gjë e tillë do të ndodh, duke thënë se janë në krye të detyrës.

“Po bëjmë të pamundurën për të ta menaxhuar situatën. Jemi në krye të detyrës edhe ministri dhe gjithë stafi shëndetësor”, ka thënë Hoti.

Hoti: 30 % e qytetarëve s’besojnë që ka virus, kjo është e patolerueshme

“S’ka virus”, është bërë një prej shprehjeve më të shpeshta të këtyre ditëve, e cila po përdoret me ironi nga shumë qytetarë sa herë që ka shtim të rasteve të të infektuarve me COVID-19.

E duket se një shprehje të tillë të cilën e ka thënë ish-deputeti Labinot Tahiri, në një protestë ku kërkonte lejimin e dasmave, e besojnë edhe 30 % e kosovarëve.

Një gjë të tillë e ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konference për media, duke treguar se do të fillojnë me publikimin e reportazheve ditore nga Klinika Infektive për t’iu treguar qytetarëve se me çfarë përballen të shtruarit në spital të infektuar me COVID-19.

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se do të hartojnë një strategji të komunikimit në bashkëpunim me mediat.

Hoti deklarohet për vdekjet e sotme nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth vdekjeve të ditës së sotme në Klinikën Infektive.

Në orët e para të së dielës në Kosovë kanë ndërruar jetë katër pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe po trajtoheshin në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas raportimeve në medie dhe deklaratave të disa familjarëve, personat kanë ndërruar jetë për shkak të mosfunksionimit të aparateve të oksigjenit.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për çdo gjë do të merren organet gjegjëse dhe do të veprohet në bazë të rezultateve që dalin nga hetimet.

“Nuk mund të komentojë ato që fliten. Organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të ketë ndodhur do të identifikojnë organet gjegjëse do të veprojnë në bazë të asaj që ka ndodhur. Ajo çka di është se personeli shëndetësor është duke bërë çdo gjë që është e mundur”, ka theksuar Hoti. 

​Qeveria sonte me vendim për mbylljen e lokaleve të gastronomisë gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media, pas takimit me drejtues të institucioneve shëndetësore, ka thënë se në qytetet ku ka numër të madh të infektimeve, Prishtinë, Ferizaj, Prizren Vushtrri, do të kufizojnë plotësisht lëvizjen nga ora 21:00, deri në orën 05:00, të mëngjesit.

Hoti tha se është përgatitur një plan i veprimit që sonte miratohet në mbledhje të qeverisë.

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë, duke riorganizuar klinikat, spitalet rajonale dhe spitalet private të vënë në dispozicion shtretërit. U pajtuam që shpejtë me procedura ligjore të blejnë 7 aparatura shtesë të testimit. Do të krijojmë kapacitete shtesë në personel mjekësor, duke angazhuar edhe ata që nuk janë të punësuar. E treta, do të merremi me krijimin e kapaciteteve të testimit virologjik, do të krijohet brenda ditës që deri në 500 teste brenda ditës. Brenda javës do të licencojmë institucione private për të testuar virologjike. Do të blejmë 100 mijë teste. Të vëmë buxhetin, të sigurojmë teste, vaksina sezonale, të blejmë vaksinën Covid kurdo që ajo është e gatshme. Do të porosisim terapinë rreth 20 mijë doza për Covid. Do të sigurohemi që ka pajisje për

Sa i përket masat administrative, Hoti tha se listës së këtyre qyteteve do të shtohen qytetet varësisht prej zhvillimeve.

"Në qytetet ku ka numër të madh të infektimeve, në Prishtinë, Ferizaj, Prizren Vushtrri, do të kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit", tha ai.

Ai shtoi se sa i përket institucioneve do të reduktojmë numrin vetëm në stafin e domosdoshëm.

“Në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që mund të presin. Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë këtij kufizimi lejohet vetëm në hapësira të hapura dhe merr me vete”, tha Hoti.

Në transporti, Hoti tha se udhëtaret përgjysmohet.

“Në bazë të vlerësimeve 30 përqind nuk besojnë që Covid-19, është real dhe do të fillohet me reportazhe ku do të tregohet se si pacientet vuajnë në klinikën Infektive”, tha ai.

Kryeministri: Shtojmë kapacitetet mjekësore, të testimit dhe përdorim spitalet private

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar çka është diskutuar në mbledhjen e sotme me krerët e institucioneve shëndetësore.

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me pajisje duke riorganizuar komplet klinikat e QKUK’së, spitalet rajonale dhe spitalet private. Shpejt të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë për testim”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar se plani i ri do të aprovohet në mbledhjen e Qeverisë.

Këto janë pikat që ka prezantuar Hoti në konferencën e sotme:

Do të kujdesemi të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër

Do të riorganizojmë komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private, shtretërit e tyre do të shfrytëzohen për pacientët që dërgohen nga QKUK.

Do të blejmë aparatura të reja për testime.

Do të krijojmë kapacitete shtesë për personel mjekësor.

Do të mobilizojmë të gjithë personelin mjekësor në nivel vendi, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri.

Do të merremi me kthimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet Brenda ditës, deri në 500 teste Brenda ditës.

Do të fillojmë procedurat urgjente që t’i blejmë edhe 100 mijë teste shtesë.

Do të testohen të sëmurët kronikë, ata që kanë shenja e të tjerë.

Do të kemi në dispozicion buxhetin për të siguruar teste deri në 100 mijë, vaksina sezonale deri në 500 mijë

Do t’I blejmë shtatë aparatura shtesë për testime virologjike.

Do të angazhohemi të punësojmë personel shtesë, do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse, gjithashtu pagesa shtesë për institucionet që kanë qenë të angazhuara.

Situata alarmante me koronavirus në Kosovë, Qeveria merr vendim të ri për kafiteritë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur strategjinë e re të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ka bërë të ditur rregullat e reja që ka ndërmarrë qeveria pas rasteve të fundit me koronavirus në vend.

Hoti ka bërë të ditur se duke e parë që lokalet, kafiteritë e restorantet nuk po i respektojnë rekomandimet, atëherë siç tha Hoti, është rekomanduar që të ndryshojë orari.

“ Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Do të funksionojnë vetëm Take Away”, theksoi Hoti.

Kreu i ekzekutivit shtoi po ashtu që do të përgjysmohet edhe numri i udhëtarëve në transport publik.

Kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit në këto komuna

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes në qytetet ku ka numër të madh të rasteve.

“Në Qytete ku ka numër të madh nga sonte në Pristinë, Prizren Ferizaj e Vushtrri do të kufizojmë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21 deri në 5″, ka thënë Hoti.

***

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Image

Aty po marrin pjesë drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, Basri Sejdiu drejtori i ShSKUK-së, mikrobiologu Lul Raka dhe përfaqësues të tjerë.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të tetë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Takimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet prej orës 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga koronavirusi, duke e çuar ështu në 66 numrin e viktimave nga ky virus. Po ashtu, këtë ditë u regjistruan edhe 178 raste të reja me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat