Zyrtari i LDK-së i ashpër ndaj qytetarëve, i quan të pavetëdijshëm: Jeni duke e tepruar shumë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i ashpër ndaj qytetarëve, i quan të pavetëdijshëm: Jeni duke e tepruar shumë

Nga: A.M. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:58
Fitim Havolli

Pasi që gjatë të shtunës ndërruan jetë 8 persona dhe numri i të infektuarave me Covid-19 që u regjistruan dje janë 178 raste, ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe infermieri i Infektivës, Fitim Havolli.

Ai në postimin e tij në Facebook, u tregua i ashpër ndaj qytetarëve me vetëm me qëllim që të transmetoj mesazhin që të mbrohen nga koronavirusi.

Havolli ka paralajmëruar se situata nuk është aspak e  këndshme dhe është shumë shqetësuese.

Postimi i plotë:

Qytetar të nderuar,

po më vjen keq, por jeni duke e tepruar shumë,

Nuk po di edhe çka duhet me ndodh ne lidhje me virusin qê ju me kuptu,

me keqardhje ju them, nuk jeni të vetëdijshëm aspak çfarë jeni duke ju bërë vetës, familjeve dhe baballarëve tan,

respektimin e masave dhe rekomandimeve nuk e respektuat ,ju besuat dhe po ju besoni teorive e jo expertëve. GABIM GABIM GABIM ,

situatë aspak e këndshme dhe shumë shqetësuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat