(E plotësuar) - Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është larguar nga Klinika Infektive e QKUK-së. Ai nuk është deklaruar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur atje.
“Më vonë”, ka thënë Zemaj derisa është pyetur nga gazetarët se si i komenton ngjarjet e fundit në QKUK, ku si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 12 persona.
Zemaj ka shkuar në Infektivë bashkë me drejtorin e IKSHPK;së, Naser Ramadanin.
Në QKUK brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.
Ndërkohë, forca të shtuara të policisë janë parë që nga mëngjesi i sotëm në hapësirat e QKUK’së.
Atje kanë shkuar edhe prokurori e hetuesia
Armend Zemaj dhe Naser Ramadani arrijnë në Infektivë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë arritur në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Asnjëri prej tyre nuk kanë folur.
Aty është parë edhe drejtori i i Shërbimit Spitalor Kosovar, Basri Sejdiu teksa bisedon me policë./
Kanë vdekur 12 pacientë brenda 24 orëve, ku është Ministri i Shëndetësisë?
Brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona të infektuar me COVID19 të cilët kanë qenë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së. Megjithatë, edhe pas humbjes së jetës së 12 personave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk është bërë i gjallë
Zemaj ende nuk ka reaguar për vdekjet e qytetarëve në QKUK brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani, nuk është paralajmëruar asnjë konferencë e ministrit të shëndetësisë, e as ai vetë nuk ka reaguar.
Mediat kanë tentuar të flasë me Zemajn, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Ndërkohë, pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00.