Vuniqi: Situata ka dalë nga kontrolli, mos t’ua drejtojmë gishtin askujt

Aktuale

Vuniqi: Situata ka dalë nga kontrolli, mos t’ua drejtojmë gishtin askujt

Nga: E.B Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:45
Rejhan Vuniqi

Rejhan Vuniqi nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, ka shkruar se situata ka dalë jashtë kontrolli dhe se po shkaktohet panik.

Vuniqi ka shtuar se nuk janë mjekët, policët dhe qeveria ata që e shpërndajnë virusin,por akuzon popullin për mos kujdes, shkruan ‘’Bota Sot’’.

Gjithashtu, ajo ka thënë që duhet të ja drejtojmë gishtin vetes dhe jo të tjerëve.

Postimi i saj :

Po shihet qartë se situata ka dalë nga kontrolli dhe se ata që i ka zënë paniku apo ata të tjerët që po shkaktojnë panik, veç janë duke e drejtuar gishtin tek Institucionet e vendit.

Nuk janë as mjekët, as policia e as qeveria ata që e shpërndajnë virusin, jemi ne vet,  pakujdesia dhe papërgjegjshmëria jonë.

Prandaj, mos t’ua drejtojmë gishtin askujt pos kokës tonë dhe të mendojmë pak për shëndetin, së pari të vetes tonë e pastaj të njerëzve që na rrethojnë.

Mjafton të dalësh në qytet dhe nuk sheh njeri me maskë e mos të flasim për kafenetë e stërmbushura pa asnjë kontrollë dhe distancë që kërkohet.

Nuk duhet të presim nga Institucionet për të na treguar se si duhet të kujdesemi për shëndetin tonë, është përgjegjësia e secilit prej nesh për të vendosur se si duam t’a tejkalojmë këtë pandemi, duke i respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e OBSH apo duke i injoruar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat