Skandal: Respiratorët e Infektivës dyshohet se mund të jenë prishur qëllimisht pas mesnate

Aktuale

Skandal: Respiratorët e Infektivës dyshohet se mund të jenë prishur qëllimisht pas mesnate

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:08
Ilustrim

Pesë persona të prekur me koronavirus vdiqën sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sinjali mëson nga burimet se dyshimet e para për këto vdekje janë prishjet e respiratorëve, gjë për të cilën Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 01:00 pas mesnatës.

Me urdhër të prokurorit, policia ka shkuar në këtë klinikë për të verifikuar nëse ka të bëjë me defekt teknik apo me ndonjë prishje të qëllimshme.

Nga hetimet e para, vdekjet e fundit janë trajtuar si të dyshimta dhe policia është duke zhvilluar hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat