1411 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit - Bota Sot
1411 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

Aktuale

1411 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 23:13
Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur masat e reja që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës, që do të përfshijnë edhe kufizimin e lëvizjes së lirë, për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Kosova ka gjithsej 3356 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 1874 persona janë shëruar ndërsa 71 persona kanë ndërruar jetë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria ka për momentin 2893 raste totale me Covid-19. 1657 persona janë shëruar ndërsa 76 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 1108 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 145 raste me Covid-19 në këtë shtet. 6932 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 2315 persona janë shëruar. 334 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3479 raste janë ende aktive.

Serbia ka 16131 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13064 janë shëruar nga virusi ndërsa 311 persona kanë humbur jetën. Javën e kaluar në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet nacionale.

Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë vetëm 781 raste me koronavirus në Mal të Zi. 315 persona janë shëruar ndërsa 14 persona kanë humbur jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat