Mulhaxha Kollçaku: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria ishte reagim histerik

Aktuale

Mulhaxha Kollçaku: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria ishte reagim histerik

Nga: M.H Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:23
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja nga LVV, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një shkrimi në facebok u shpreh që reagimi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ishtë një reagim histerik.

Kollçaku thotë që ishte një reagim I pamatur që të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Reagim histerik ishte tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur kishim vetëm 19 raste pozitive dhe asnjë të vdekur. Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epidemisë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju!!
Reagim i pamatur është të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat