Lajmi i fundit: Vdes një person nga pickimi i rriqnës

Aktuale

Lajmi i fundit: Vdes një person nga pickimi i rriqnës

Nga: A. J Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Një 42 vjeçar nga Komuna e Malishevës ka vdekur nga Ethet hemoragjike. Ende nuk dihet se nga cili fshat është personi por ai është i moshës se mesme.

Burime të "Bota Sot" tregojnë që personi ka vdekur disa ditë pasi ishte prekur nga ethet hemoragjike dhe ende nuk dihet se për sa kohë kishte qenë në gjendje të rendë. Burimi në fjalë tregon se ai ishte pickaur nga rriqna ne shtepinë e tij në një fshat në Malishevë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke u marrë me këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat