Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me foton që më herët kreu I PDK-së, Kadri Veseli ka psotuar së bashku më prindërit e presidentit Thaçi në të cilën shihet tyta e automatikit.
Loshi thotë që të duket një tytë e pushkës në foto atëhere do të jetë një zhgënjim I madhë për qytetarët, transmeton “Bota sot”.
Njëzet e një vite pas luftes me na ndejtë mendja të gryka e pushkës dhe me marrë titullin PhD, pra titullin më të lartë akademik, ky është paradoks i paradaokseve, përfundon shkrimin Loshi.
Postimi i plotë
Sot, njëzet e një vite pas lufte, tyta e pushkës me u pa në foto familjare të liderëve shtetërorë dhe prapë me u mburrë për shtetin që kanë ndërtuar?!
A mund ta paramendoni një foto timen (edhe unë kisha pushkë në luftë) me tytë të pushkës?! Besoj se do t’ju zhgenjeja shumë. A mund ta paramendoni një foto të Albin Kurtit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Vjosa Osmanit me grykëhollën si person të dytë, të tretë a të dhjetë në familje?!
Tash pra, populli duhet të vendos, pas dy dekadash luftë se çfarë profili të politikanëve duam. A duam politikanë që thonë se po ndërtojnë shtet, por që vetë nuk i besojnë atij, apo duam politikanë që ndërtojnë gradualisht dhe pa zhurmë shtetin, por që i besojnë edhe vetë çdo segmenti që e ndërtojnë?
Njëzet e një vite pas luftes me na ndejtë mendja të gryka e pushkës dhe me marrë titullin PhD, pra titullin më të lartë akademik, ky është paradoks i paradaokseve. Dhe, pastaj me a fajësu Evropën që nuk po na pranon në familjen e vet. Paj, unë nuk e pranoj për shok njeri që mban pushkën të koka e lere më ta pranojë Evropa.