Japonia ofron 700,000 dollarë për shëndetësinë në Kosovë

Aktuale

Japonia ofron 700,000 dollarë për shëndetësinë në Kosovë

Nga: E.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:58
Armend Zemaj dhe Mitsunori Ogasawar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me Mitsunori Ogasawar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë.

Zemaj dhe Ogasawar kanë biseduar rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për të përballur me luftën kundër virusit korona, shkruan “Bota Sot”.

Ministri ka treguar se Japonia do të jap 700,000 dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me z. Mitsunori Ogasawar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Ambasadori, Ogasaëar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të jep shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.

E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë.

#QeveriaHoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat