Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme, derisa ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro.
“Unë jetoj me qera dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në .