Nderohet ushtari i KFOR-it që humbi jetën, flamuri amerikan në gjysmështizë

Aktuale

Nderohet ushtari i KFOR-it që humbi jetën, flamuri amerikan në gjysmështizë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:51
Flamuri amerikan

Në sheshin “Bill Clinton” flamuri amerikan është ulur në gjysmë shtizë, për të nderuar ushtarin amerikan Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, i cili vdiq si rezultat i një incidenti joluftarak më 4 korrik, pikërisht në kampin në Novosellë.

Flamuri amerikan do të qëndrojë në gjysmështizë për 24 orë.

Pas uljes së flamurit, kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, u shpreh mirënjohës për kontributin e ushtarëve amerikanë në Kosovë.

Rexhepi: Ulem flamurin për të nderuar ushtarin që humbi jetën

“Në emër të popullit shqiptar u shprehu falënderim për pjesëmarrje trupave ushtarake të NATO-s, njëkohësisht ngushëllime armatës amerikane për vdekjen e ushtarit të tyre, Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, i cili ishte 20-vjeçar. Ne sot e ulëm në gjysmështizë flamurin amerikan në shenjë nderimi për këtë ushtar dhe do të qëndrojë 24 orë në këtë gjendje. Veprimi i tillë tregon që ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën që e bëjnë institucionet jo vetëm amerikane por në veçanti shtetit aleat i SHBA-së”, ka thënë ai.

Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat