Gjendja në Kuvendin e Kosovës, këshilltari i Vjosa Osmanit ka një lutje për të gjithë

Aktuale

Gjendja në Kuvendin e Kosovës, këshilltari i Vjosa Osmanit ka një lutje për të gjithë

Nga: A. J Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:00
Vjosa Osmani, Faton Peci

Reagime të shumta pasi që Kuvendi i Kosovës nuk miratoi projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë. Një ndër ta është edhe Faton Peci këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani. Ai përmes një postimi në facebbok ka thënë se deputet e Kuvendit të Kosovës duhet sot, përfundimisht t'i thërrasin arsyes dhe të votojnë shmangien nga afatet procedurale, për të aprovuar projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë.

Peci ka shkruar se  Kjo mundëson menaxhimin më efikas të pandemisë, krijon bazë ligjore dhe kushtetuese për veprim institucional dhe është përmbushje e obligimit si Kuvend.

Postimi i plotë:

Deputet e Kuvendit të Kosovës duhet sot, përfundimisht t'i thërrasin arsyes dhe të votojnë shmangien nga afatet procedurale, për të aprovuar projektligjin për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë.

Kjo mundëson menaxhimin më efikas të pandemisë, krijon bazë ligjore dhe kushtetuese për veprim institucional dhe është përmbushje e obligimit si Kuvend, karshi kërkesës së përsëritur nga Gjykata Kushtetuese për aprovimin e një ligji të tillë.

 

Interesi për t'u përballur me pandeminë dhe mbrojtur qytetarët, duhet të tejkalojë mëritë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat